Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e sotme pranë markatës së Fruta-Perimeve në Durrës, teksa po ndiqej nga policia për arrestimin e tij.
Sipas informacioneve të Euronews.al, gjatë tentativës për t’iu shmangur forcave të policisë, ai është përplasur me katër automjete.
Pas aksidentit, i dyshuari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërsa po heton rrethanat e plota të ngjarjes. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.