Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e 90-të të operacionit “Operacionalja”.
Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, shkruan vizionplus.tv, raporton KlanKosova.tv.
Y.M, banues në Tiranë rezulton i dënuar në Itali me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për trafikim të narkotikëve dhe vjedhje në rrethana rënduese.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Bologna, Itali, në korrik të vitit 2022, e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhje në rrethana rënduese”.
Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.