Lajmet e fundit

Një 27 – vjeçar i cili kishte një mjekër të madhe, u detyrua që ta rruante atë, pasi humbi një bast me të dashurën e tij.
Ai vuri bast me të dashurën e tij, Elisha Dutch se nëse ajo dilte e para në gjysmë-maratonën e qytetit, do të hiqte mjekrën. Pasi e humbi bastin ai e hoqi atë, shkruan tvklan. Momenti më gazmor është kur 27- vjeçari Dan Black teksa ndodhej në supermarket me të dashurën e tij, aty pranë kalon e ëma dhe kjo e fundit nuk e njeh djalin e saj.
27 – vjeçari kalon disa herë pranë saj, por ajo nuk bën asnjë reagim pasi djali dukej krejtësisht ndryshe nga ç’ishte më parë.