Dy golat e Mevlan Zekës duket se nuk i mjaftuan një të riu në stadiumin e qytetit në Suharekë, ta mbante vëmendjen te ndeshja futbollistike.
Në fitoren e FC Suharekës ndaj Feronikelit '74, ai zgjodhi të argëtohej me diçka tjetër.
Ulur në shkallët e stadiumit, koncentrimi i tij maksimal ishte te loja, por jo te ajo që zhvillohej në fushën e blertë.
"Frutat" e video lojrës në telefon, ishin ato ku djaloshi ishte i fokusuar, gjatë kohës kur lojtarët e të dyja skuadrave po matnin forcat në futboll.
Vendasit morën tri pikë në duelin e xhiros së gjashtë në Superligë, kurse nuk dihet se sa mori djaloshi nga loja e tij e "preferuar".
https://www.youtube.com/shorts/dneorCaPGG8
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.