Lajmet e fundit

Essena O’Neill, deri në javën e kaluar përfitonte mijëra dollarë nga modelingu në Instagram.
Ajo postonte fotografi për 580 mijë ndjekës së saj në këtë rrjet social, transmeton Klan Kosova.
Por papritmas çdo gjë ndryshoi.
O’Neill në fund të javës së kaluar ka fshirë 2 mijë fotografi dhe ka ndërruar emrin në Instagram duke e bërë “Rrjetet sociale nuk është jeta e vërtetë”
Ajo i ka ribërë të gjitha fotografitë për të treguar të “vërtetën” prapa tyre duke lansuar edhe një ëebsite tjetër “Le të jemi lojë-ndryshuesit”.
“Pa kuptuar unë kam shpenzuar shumicën e jetës time si adoleshente e varur nga rrjetet sociale, miratimi shoqëror, statusi social si dhe në paraqiten time fizike”.
“Rrjetet sociale nuk janë të vërteta”.
“Është një sistem që është i bazuar në aprovimin shoqërore e pëlqime”.