Policia e Mitrovicës ka konfirmuar se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Mitrovicën e Jugut.
Siç ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, rreth orës 19:26 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën “UÇK” në Mitrovicën e Jugut.
Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka pësuar plagë nga arma e zjarrit. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në spital.
"Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në procedurë hetimore. Njësitet përkatëse policore po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e këtij rasti", tha Zaiti./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/gjuajtje-me-arme-ne-mitrovice-plagoset-nje-person-video/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.