Lajmet e fundit

Një person i shpallur në kërkim është vënë në pranga si rezultat i kontrolleve të Policisë për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit R. K., 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
41 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, operacion ky i zhvilluar rreth tre muaj më parë, me fokus goditjen e një rrjeti të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Procedurat e mëtejshme ligjore ndaj këtij shtetasi do të ndiqen po nga Policia Tiranë.