Lajmet e fundit
Pas largimit të Anglel Di Maria nga Real Madrid të shumtë ishin ata që e quajtën të vdekur lojë nga krahët të Real Madrid. Por, James u ka vërtetuar të kundërtën.

James Rodriguez-it, i janë dashur vetëm 43 ndeshje për ta bërë veten të pazëvendësueshmë tek Real Madrid.
Gjashtëmbëtdhjetë gola, pesëmbëdhjetë asisste dhe vrapimi me një mesatare prej njëmbëdhjetë kilometrash për ndeshje tregojnë më së miri për performancën e kolumbianit.
Qysh pas ndeshjes së parë, James u bëri një thirrje të veçantë tifozëve.
"Duhet të luajmë dhe ti shkatërrojmë, Bernabeu duhet të ndizet flakë".
"Fansat duhet të na ndihmojnë drejt fitores. Duhet të jemi të bashkuar, 80.000 tifozët dhe lojtarët. Tifozët duhet të na mbështesin në çdo aksion, në secilin pasim".
Kjo nuk është ndeshje normale për James. Ai ka ëndërruar një shfaqje të madhe në Santiago Bernabeu gjithë jetën. Kolumbiani ka statistika impresionuese këtë sezon, por në Champions nuk e ka treguar ende fuqinë e tij, pasi ka shënuar vetëm katër herë në tetë ndeshjet që ka luajtur.