Lajmet e fundit
Fantazisti spanjoll ka qenë dëshira e Zonjës së Vjetër qyshkur nisi shkëlqimi i tij tek Malaga, vjet më parë, por ka mbetur përherë asgjë më shumë se dëshirë

Shumicën e dekadës së fundit, Juventus ka 'lakmuar' në Isco, të cilin biankonerët duhet ta ndalin nëse duan të triumfojnë në finale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga Torino i ka përcjellë me kujdes hapat e spanjollit qysh pesë vjet më parë, por Malaga i vuri një klauzolë transferimi prej 35 milionë eurosh sapo ai filloi të shkëlqejë.
"Isco nuk është në shitje, duam ta mbajmë këtu", pati thënë Mario Husillos, drejtori sportiv i andaluzianëve atëbotë.
Një vit më pas, Real Madrid nuk pati hezituar të paguajë ata milionë për ta transferuar yllin në ngritje.
Kur më 2014 Massimiliano Allegri u bë trajner i Zonjës së Vjetër, interesimi i torinezëve për asin spanjoll mori dimension publik.
"Juventus duhet të zhvillohet pa Andrea Pirlo. Do të doja të transferoj një mesfushor që na jep stabilitet, si Isco për shembull", pati thënë Allegri.
Dhe mungesa e hapësirës në Santiago Bernabeu gati e pati çuar spanjollin në Itali, pasi më 2016 edhe i ati dhe agjenti i tij qe deklaruar për këtë çështje.
"Po, Juventus është i interesuar për të, por nuk ka bërë ofertë zyrtare. Megjithatë, biri im do të luajë tek Real Madrid".
Të shtunën, lojtarët e Allegri do të mundohen ta ndalin magjistarin spanjoll.