Lajmet e fundit

Një djalë tetëvjeçar kinez udhëtoi rreth katër kilometra për në shkollën fillore “Zhuanshanbao” në Xinije në provincën Yunnan të Kinës, transmeton Klan Kosova.
Në -9 gradë celsius ftohtë, për të qenë i pranishëm në mësim. Pasi udhëtimi i tij u bë i famshëm, njerëzit filluan të kontaktonin me shkollën duke u përpjekur për të kontribuuar në çfarëdo mënyre për t’i përmirësuar kushtet për të dhe për nxënësit e tjerë.
Fu Heng, drejtori i shkollës fillore, nuk ka mundur t’ju besoj syve. Pas mbërritjes, nxënësit iu kishin ngrirë flokët dhe vetullat, ndërkaq faqet e tij i kishte të kuqe.
Pasi fotografia e tij u bë virale, shkolla mori më shumë se 15 mijë dollarë donacione, 20 pajisje për ngrohje dhe 144 rroba.
Drejtori i shkollës pohoi se djali jeton larg shkollës. Heng bëri që 14 shokët e tij të klasës të vdesin nga të qeshurat. Është e paimagjinueshme të mendosh se djali ishte shumë pozitiv pavarësisht se jeton në varfëri të skajshme dhe kalon shumicën e kohës me motrën.






