Lajmet e fundit

Një 6-vjeçar iu nënshtrua kirurgjisë plastike, pasi ai tha se ishte keqtrajtuar nga shokët e klasës, të cilët e quajtën atë "Elf", ngase veshët e tij ishin shumë të mëdhënj.
Gage Berger tha për Inside Edition se ai nuk shkonte në shkollë për shkak të ngacmimeve të fëmijëve të cilët i bënin në lidhje me veshët e tij, transmeton Klan Kosova.
"Unë thjesht nuk dua të bëjnë shaka me mua", tha Gage.
Prindërit e tij, Tim dhe Kallie kishin frikë se ngacmimet e shokëve mund ta demtojnë atë, kështu që ata kërkuan për një kirurg plastik, i cili zvogëlon veshët e tij.
Operacioni kishte kaluar me sukses, dhe dy ditë më vonë, Gage kishte vesh të vegjël.
Kur Gage i pa ata, ai ishte tejet i emocionuar.