Një i mitur është therur me thikë dje ka një i mitur tjetër në Mitrovicë.
I dyshuari është arrestuar ndërkaq viktima pasi u dërgua për tretman mjekësor në QKMF të qytetit, u transferua në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF- Mitrovicë, më pas është transferuar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.