Një i mitur ia ka grabitur çantën e krahur një gruaje në Fushë Kosovë dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Gruaja në çantë kishte para, dokumente dhe çelësat e shtëpisë, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se një person i mitur i kishte grabitur çantën e krahut dhe kishte ik në drejtim të panjohur. Viktima në çantë kishte para, dokumente dhe çelësat e shtëpisë. Rasti duke u hetuar”, ka njoftuar policia.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.