Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit në rrugën Kaçanik-Han i Elezit, ku si pasojë një veturë kishte dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë saj.
Kanun Veseli, zëdhënësi policor për rajonin e Ferizajt tha për Klankosova.tv se i aksidentuari është nisur drejt Qendrës Emergjente në qytet.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti, dy korsitë e rrugës ishin mbyllur për qarkullim.
https://klankosova.tv/bie-vetura-ne-rrugen-kacanik-hani-i-elezit-mbyllet-qarkullimi-per-automjete11/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.