Lajmet e fundit
Dolores Aveiro është kapur nga policia spanjolle në Aeroportin e Madridit me një shumë të parave prej 45 mijë eurosh.

Pas paraqitjes në aeroport e ëma e Cristiano Ronaldos nuk ka qenë në gjendje që të tregojë origjinën e shumës së parave të cilat tentonte t`i merrte për në Portugali.
Pas kontrolleve rutinë në aeroport Aveiros i është kapur shuma e parave e cila tejkalon shumën e lejuar të parave të thata, e cila është 10 mijë euro.
Sipas gazetës spanjolle El Mundo paratë jane konfiskuar nga autoriteti i taksave, dhe tani Dolores Aveiro përveç deklarimit të origjinës së parave duhet të paguajë edhe një gjobë, transmeton Klan Kosova.
Por sipas një burimi të gazetës kjo ka ndodhur më shumë nga naiviteti i të ëmës së Ronaldos se sa për ndonjë arsye tjetër.
Dolores Aveiro jeton mes Madeirës të Portugalisë dhe Madridit, ku ajo përkujdeset për djalin e vogël Cristiano Jr.
Familja jeton në lagjen VIP të Madridit dhe janë fqinj me Gareth Bale. / klankosova.tv