Lajmet e fundit

Një mbledhje përkujtimore është mbajtur në Kinë për Chieck Tiote, i cili vdiq para pak më shumë se një jave.
Tiote kishte kolapsuar gjatë stërvitjes më 5 qershor, me ç’rast kishte humbur jetën tragjikisht.
“Kam jetuar momente të jashtëzakonshme me këtë njeri, dhe sot ai s’është më”, tha Papis Cisse, që i përlotur udhëhoqi nderimet që iu bënë ish-bashkëlojtarit të tij te Newcastle United.
“Ai ishte sikur vëlla për mua. Ndamë shumë në jetë. Familja e tij ishte e imja”, shtoi lojtari i Shandong Lueng.