Lajmet e fundit

Ndodh shpesh që dikush të ta prishë ndenjën e ditëlindjes.
Por rasti i një vajze nga Pennsylvania është diçka e veçantë.
Familjarët e saj kanë thënë se festa e ditëlindjes për 16 vjetorin e vajzës së tyre është prishur, pasi një aeroplan që po kalonte andej pari, hodhi jashtëqitjet në oborrin e tyre.
Njerku i Joe Cambray, ka deklaruar se ai ka qenë duke i lëvizur disa patkonj kuajsh nga kopshti, kur dicka e ndytë ka rënë nga qielli.
Fatmirësisht një tendë që ishte ngritur në mes të oborrit i ka mbrojtur mysafirët nga jashtëqitja, raporton Huffington Post, transmeton Klan Kosova.
Por, gjithsesi çdo e keqe ka një të mirë dhe edhe në këtë ngjarje e mira ishte që mysafirët e ditëlindjes, në momentin kur ra jashtëqitja, kishin përfunduar së ngrëni tortën.
Familja është ankuar te Administrata Federale e Aviacionit, pasi që motra e Joe-t, Kristie Rogy kishte arritur të kapte disa fotografi të 5 aeroplanëve që po fluturonin në kohën kur ndodhi incidenti. Kurse, administrata iu është përgjigjur se do ta hetojë rastin.