03.01.2023 · përditësuar para 1298 dite1 min lexim
Të hënën rreth në orën 19:45 është arrestuar një person në Istog, pasi të njëjtit i është gjetur mbi një kilogram kanabis në shtëpinë e tij.
Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Klan Kosova.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar 1295.6 gramë (1 kg e 295.6 gramë) substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 0.3 gramë heroinë, një shishe qelqi me substancë të lëngshme e llojit metadon dhe një telefon të tipit Samsung. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.