Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, pasi të njëjtit i janë gjetur tre kilogramë kanabis na bagazhin e veturës.
Rasti ka ndodhur në fshatin Botushë, njofton Klan Kosova.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Perëndimi - Gjakovë, më 18.01.2023, rreth orës 18:20, përmes rrugëve operative ka pranuar informacione për lëvizje të dyshimta të një veture në fshatin Botushē, në brezin kufitar me Shqipërinë. Lidhur me informacionin janë aktivizuar patrullat ku edhe kanë ndaluar automjetin VË Pasat me targa te huaja”.
“Gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët policorë, në bagazhin e automjetit kanë vërejtur një çantë brenda së cilës kishte dy qese najloni të mbushura me substancë narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë”.
“Është arrestuar i dyshuari E.T., (1986) shtetas i Shqipërisë, janë sekuestruar automjeti dhe sasia e substancës në sasi 3 kg e 100 gram dhe është iniciuar rasti ‘ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, ndërsa me urdhër të prokurorit të lëndës i dyshuari është ndaluar për 48 orë”.
Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme, përfshirë rastet që lidhen me lëndët narkotike.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.