Lajmet e fundit

Një javë përpara ditës së dasmës, Kile Manulak morri një mesazh nga ish i fejuari i saj, duke i thënë se ai më nuk dëshironte të martohet me të.
“Ai vendosi një javë përpara dasmës, më dërgoi një mesazh që ndjenjat e tij kanë ndryshuar dhe nuk donte të martohej me mua”, u shpreh Manulak.
Si çdo person i dashuruar, ajo u ndje tmerrësisht keq, transmeton Klan Kosova.
“Unë u shkatërrova, sepse bota ime ishte ai”, tha Manulak.
Për ditën e dasmës ajo kishte blerë fustanin e saj të ëndrrave, por që tani nuk kishte për kënd ta vishte.
Kështu që ajo vendosi që fustanit të bardhë të ia veshte një tjetër histori.
“Fustani është pjesë e rëndësishme e dasmës, dhe do të thotë shumë”.
“Ishte simboli më i rëndësishëm i ditës”.
Ajo vendosi të shkojë në një vend të quajtur “Color Fun Fest” ku të gjithë pjesëmarrësit vishen me të bardhë dhe ngjyrosin rrobat e tyre të “pastërta”.
“Tani fustani im i nusërisë ka një kuptim dhe kujtime të shoqërisë dhe lidhjeve shoqërore që krijova atë ditë”, deklaroi ajo.
Manulak bëri “vrapimin për ngjyra” së bashku me nënë, njerkun, shoqërueset e saj madje edhe me dizajneren e fustanit që supozohej që do përdorej për dasmën e saj.