I dyshuari që theri me thikë një person në Deçan, mbrëmjen e së dielës është dërguar në spital pasi i njëjti gjatë rastit të ndodhur kishte pësuar lëndime.
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, gjithashtu është sekuestruar edhe një mjet i mprehtë –thike që dyshohet të jetë përdorë në rast. Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në spital, pasi që i njëjti gjatë rastit të ndodhur kishte pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.