Një burrë ka mbetur i vrarë në një parking të një restoranti dasmash në Bibaj të Ferizajt mbrëmjen e së premtes, nga një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës.
Sipas policisë, i dyshuari është vetëdorëzuar në stacionin policor, përcjell Klankosova.tv.
“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri. I dyshuari lidhur me rastin është një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari lidhur me rastin është vet-dorëzuar në stacionin policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do ta procedojnë rastin”, thuhet në raportin e policisë.
Mbrëmë u bë e ditur se edhe një person tjetër është arrestuar lidhur me vrasjen.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.