Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e hënë në Ferizaj.
Një burrë dyshohet se i ka therur me thikë katër persona, në mesin e të cilëve dy vajza të mitura.
Klankosova.tv mëson se i dyshuari lidhur me ngjarjen është Fadil Islami.
Sipas informacioneve që ka Klankosova.tv ai ishte dënuar me 15 vjet burgim për vrasjen e gruas së tij.
Klankosova.tv mëson se Islami ishte liruar nga burgu disa javë më parë./ Klankosova.tv
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.