Autoritetet kosovare janë ende në kërkim të të dyshuarit për plagosjen e një zyrtari të Inspektoratit Policor të Kosovës, rast ky që ndodhi mbrëmjen e së hënës te Rruga “B” në Prishtinë.
Bazuar në njoftimin zyrtar, i dyshuari është identifikuar, megjithatë ende nuk është kapur nga policia, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Klani ka mësuar se i plagosur ka mbetur Arsim Beqiri, dhe rasti nuk ndërlidhet me punën zyrtare.
“Njësitë policore i janë përgjigjur një rasti për të shtëna me armë zjarri dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën mashkull kosovar i cili ishte i plagosur. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar mashkull kosovar i cili ndodhet në kërkim policor. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.
https://klankosova.tv/ipk-rasti-nuk-nderlidhet-me-detyren-zyrtare-policia-ne-kerkim-te-te-dyshuarit111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.