Lajmet e fundit

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është në një gjendje të qëndrueshme, por të rëndë, ndërsa personi i akuzuar për përpjekjen për ta vrarë atë bëri paraqitjen e tij të parë në gjykatë.
Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova, tha të shtunën se një operacion dyorësh për të hequr indet e vdekura nga plagët e shumta me armë zjarri kishte "kontribuar në një prognozë pozitive" për Ficon, shruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
“Gjendja e kryeministrit është stabile, por pavarësisht kësaj është ende e rëndë”, shtoi ajo.
Fico, 59 vjeç, u qëllua teksa përshëndeti mbështetësit pas një takimi të qeverisë të mërkurën në ish-qytetin e minierave të qymyrit Handlova.