I dyshuari i aksidentit që përfundoi me fatalitet dje në Astrazub të Malishevës, është dërguar në mbajtje.
Këtë e konfirmon Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, transmeton klankosova.tv.
''Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion'', thuhet mes tjerash.
Kujtojmë që dje, si pasojë e një aksidenti të rëndë, ka humbur jetën një grua shtatzënë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.