Një burrë është arrestuar në Gjilan, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sipas njoftimit të policisë, i njëjti dyshohet se në vazhdimësi i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese e shqetësuese një gruaje, transmeton Klankosova.tv.
“Me datën 22.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese e shqetësuese viktimës kosovare. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.