Një 45-vjeçar i dënuar me burg në Itali për kanosje, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje, është arrestuar në Tiranë.
Policia ka bërë të ditur se i arrestuari është një 45-vjeçar i lindur në Tiranë dhe se i njëjti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Mesinas, Itali, siç njofton policia, e ka dënuar në vitin 2024, me 4 vjet e 3 muaj burgim.
“Gjatë operacionit, u lokalizua në Tiranë dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Daniel Korali, 45 vjeç, i lindur në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Mesinas, Itali, e ka dënuar në vitin 2024, me 4 vjet e 3 muaj burgim, për kanosje, zhvatje dhe posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta”.
“Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Daniel Korali, në Itali”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.