"I, Daniel Blake" është shpallur si filmi më i mirë britanik në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA për vitin 2017.
Ky film ka triumfuar në këtë kategori duke mundur kështu filmatAmerican Honey, Denial, Fantastic Beasts and Where to Find Them, Notes on Blindness dhe Under the Shadow.
Në këtë film luajnë Dave Johns në rolin e një ndërtuesi të moshës së mesme dhe Hayley Squires si një nënë beqare që janë bashkuar si pasojë e sfidave të tyre, transmeton Klan Kosova.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve BAFTA që është udhëhequr nga Stephen Fry është mbajtur në sallën Royal Albert Hall në Londër ku edhe kanë marrë pjesë shumë yje si Meryl Streep, JK Rowling, Mel Brooks, Nicole Kidman, Princi William dhe shumë të tjerë.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.