Filmi “I Believe the Portrait Saved Me” me regji nga Alban Muja dhe producent Edon Rizvanolli është nominuar si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit (Europan Film Awards), nga juria e Festivalit të Filmit të Shkurtër në Hamburg.
Qendra Kinematografike e Kosovës këtë nominim e ka cilësuar një arritje tjetër për filmin ‘I Believe the Portrait Saved Me’ i cili premierën botërore e pati në Berlinale.
Ky film prekës 10-minutësh trajton tema të mbijetesës, qëndresës dhe fuqisë transformuese të artit gjatë Luftës së Kosovës, raporton Klankosova.tv.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.