Një aksident mes trenit dhe një mjeti të punës - valakut (ngjeshëses) ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës, ku është lënduar një person.
I njëjti u dërgua fillimisht në spitalin e Pejës e më pas u transferua në QKUK.
Lidhur me gjendjen e tij për Klan Kosovën detaje ka dhënë shefi i Emergjencës Naser Syla.
Syla bëri të ditur se gjendja e pacientit është jo stabile.
"Një i aksidentuar me tren. Nga spitali Pejës i sjellun, politraumë e rëndë, gjendje e rëndë dhe jo stabile, jonë duke u kryer egzaminimët e nevojshme, pacienti i intubuar dhe i kyqun në respirator, do të vazhdojë trajtimin në MIQ", deklaroi Syla për Klan Kosovën.
Për rastin në fjalë sot gjatë ditës ka raportuar edhe Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/treni-godet-nje-mjet-te-punes-ne-jagode-te-klines-nje-i-lenduar/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.