Lajmet e fundit

Gjatë ditës së sotme përfaqësuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj raportohet se do të kryejë testet mjekësore te Napoli dhe më pas të nënshkruajë kontratën.
21 vjeçari është parë sot pasdite në Castelvolturno gjë e cila konfirmon se ai do të transferohet në Napoli.
Vlera e transferimit të tij sillet të jetë gjashtë milionë euro, ndërsa do të jetë pjesë e klubit napolitan pesë vitet e ardhshme.
Hysaj është lojtari i dytë i Empolit i cili i bashkohet trajnerit, Sarri, kështu kishte vepruar edhe Valdifiori, njofton Football Italia, transmeton Klan Kosova.