12.01.2016 · përditësuar para 3855 dite1 min lexim
Elseid Hysaj mund të shpallet mbrojtësi i djathtë më i mirë i fazës së parë në Serinë A italiane.
Pasi u përfshi nga “Goal.com” në versionin spanjoll, në listën e kandidatëve për mbrojtësin e djathtë më të mirë në Europë gjatë vitit 2015-të, 21-vjeçari nga Shkodra është bërë pjesë e një tjetër sondazhi.
Falë paraqitjeve fantastike që ka zhvilluar me fanellën e Napolit në këtë sezon futbollisti shqiptar është përfshirë nga një prej të përditshmeve sportive më të mëdha në Itali siç është “Corriere Dello Sport”, në listën e kadidaturave për mbrojtësin e djathtë më të mirë të fazës së parë në Serinë A.
Corriere Dello Sport”, e cila nëpërmjet këtij sondazhi kërkon të përcaktojë falë votave të tifozëve formacionin më të mirë të pjesës së parë të sezonit, me të drejtë ka vendosur edhe Hysajn në listë.
Për momentin talenti shqiptar kryeson klasfikimin për t’u shpallur mbrojtësi i djathtë më i mirë teksa kryeson sondazhin me 38% të votave. 21-vjeçari i Napolit lë pas emra të rëndësishëm siç janë Alessandro Florenzi i Romës, Sime Vrsaljko i Sassuolos, Bruno Peres i Torinos dhe Christian Zaccardo i Carpit.
Nëse arrin të shpallet mbrojtësi i djathtë më i mirë i fazës së parë në Serinë A, për Hysajn do të ishte një arritje e madhe.
Futbollisti i përfaqësues kuqezi po shkëlqen në këtë sezon dhe shpreson që me Napolin të bëjë realitet një ëndërr duke fituar titullin kampion, një trofe që i mungon skuadrës së kaltër që nga periudha kur pjesë e ekipit ishte argjentinasi Diego Armando Maradona.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.