Lajmet e fundit
“Nuk mund ta imagjinoj se çfarë mund të ndodhë në qytetin e Napolit nëse ne fitojmë titullin kampion. Misioni kryesor është të bëjmë të lumtur tifozët e mrekullueshëm, që nuk festojnë prej kohësh"

Elseid Hysaj në një intervistë për mediat italiane ka folur për objektivat e klubit si dhe dëshirën e madhe për të fituar titullin kampion.
Mbrojtësi që po luan sezonin e tretë me skuadrën e drejtuar nga Mauricio Sarri shpreson të bëjë realitet këtë dëshirë të parealizuar prej vitesh për tifozët e Napolit.
“Nuk mund ta imagjinoj se çfarë mund të ndodhë në qytetin e Napolit nëse ne fitojmë titullin kampion. Misioni kryesor është të bëjmë të lumtur tifozët e mrekullueshëm, që nuk festojnë prej kohësh".
“Personalisht ndihem shumë mirë dhe uroj që sa më shpejt të shënoj golin tim të parë me Napolin".