Lajmet e fundit

Elseid Hysaj ka festuar në mënyrën më të mire të mundshme ndeshjen e tij të 100 në Serinë A, duke dhuruar një paraqitje thuajse perfekte në duelin kundër Juventusit në këtë sfidë jubilare.
Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka merituar duartrokitjet e publikut dje për atë paraqitje në të cilën u kthye në nivelet e tij të zakonshme, pas një periudhe me luhatje.
Ndaj Juventusit u pa Hysaj në versionin e tij më të mirë, jo vetëm falë sigurisë që dha në mbrojtje, por edhe për mbështetjen që i dha Kajehon në fazën sulmuese, e cila zakonisht shihet si pika e dobët e mbrojtësit shqiptar. Për këtë paraqitje, “Eurosport” i vendosi Hysajt notën 6,5.
''Nuk vuan thuajse asnjëherë Manxhukiç, përkundrazi ka mundësinë të sulmojë me vazhdimësi duke vënë në vështirësi të mëdha Asamoah'', shkruhet në përshkrimin për të në notat e ndeshjes, shkruan Panorama, përcjellë Klan Kosova.