Lajmet e fundit

Të mbrosh veten në gjykatë është krejtësisht normale, por të punësosh një hut si avokat mbrojtës është krejtësisht e pazakontë.
Por këtë e bëri Charles Abbott kur u paraqit në Gjykatën e qytetit të Aspen, Kolorado.
Abbott u thirr në Gjykatë pas një akuze nga ish shoku i dhomës së tij, Michael Stranahan.
Ky i fundit ishte ankuar për sulmet e vazhdueshme ndaj tij nga ana e Abbott.
Kur Abbott u paraqit në tavolinën e mbrojtjes, e vendosi një hut.
Madje ai tha se huti quhej "Soloman" dhe do ta përfaqësonte ligjërisht atë derisa të caktohej një avokat nga ana e shtetit.
"Soloman është shumë i ndjeshëm, ka diploma të fakultetit juridik nga Yale,Harvard dhe Stanford. Unë besoj se ai mund të më përfaqësoj denjësisht." u shpreh i akuzuari.
Juria e gjykatësve e injoruan hutin dhe seanca përfundoi me një urdhër ndalesë për kontakt mes të akuzuarit dhe akuzuesit.
Huti nuk kishte koment.