Lajmet e fundit

Ermir Lenjani ka pasur rastin më të mirë që të kalojë Shqipërinë në epërsi në ndeshjen kundër Rumanisë.
Por mbrojtësi nga Kosova ka huqur nga afërsia, duke mos mundur që të qëllojë cakun.
Kjo huqje e tij menjëherë është komentuar në mediat e huaja, ku është quajtur edhe qesharake.
Aksioni nisi nga Agolli ku më pas gjeti Memushajn me një top shumë të mirë.
Pasi shikoi majtas – djathtas ai nisi topin drejt Lilas i cili pasoi të Lenjani i cili gjuajti mbi shtyllën horizontale nga pesë metra afërsi. Edhe portieri rumun aty vec ishte mposhtur, sikur Lenjani të qëllonte, transmeton Klan Kosova.