Lajmet e fundit

Janë ndarë pikët mesa Hungarisë dhe Francës, ku rezultati përfundimtar mbeti 1 me 1. Ndeshja u dominua nga Francezët, por nuk ishte e mjaftueshme për t’i siguruar tre pikët. Hungarezët tani janë më të motivuar kur do të luajnë me Gjermaninë.
82’ Mbappe me një goditje shumë të fuqishme drejt portës, megjithatë ndalohet nga portieri hungarez.
74' Hungaria tenton të rikthejë rezultatin me një goditje nga Sallai. S’ka gol.
65' Ka shënuar më në fund Griezmann, për t’u barazuar gjithçka në Hungari.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1406257415302025220
57' Ousmane Dembélé me një goditje drejt portës, portieri hungarez arrin të mos lejojë prekjen e rrjetës.
55' Dinamika e ndeshjes ka ndryshuar disi. Franca duket se është në një nxitim për të arritur në nivel, gjë që po lejon hapësirë për Hungarinë. Kjo, nga ana tjetër, po e bën lojën disi më të zgjatur. Kjo i përshtatet Hungarisë, por ata duhet të kujdesen për të ruajtur disiplinën mbrojtëse.
45’ Ka filluar pjesa e dytë, ku tani Hungaria do të përpiqet të ruaj epërsinë, ndërsa, Franca e shokuar me golin e Hungarisë do të tentojë të përmbysë rezultatin.
46’ GOOOOL. Befason Hungaria, shënon gol, përkundër dominimit total të Francës. Kur nuk shënon, pëson.
Hungaria po shijon një epërsi në gjysmëlojë në një ndeshje të UEFA EURO për herë të parë që nga 1964, kur ata mbajtën një avantazh në pushim në ndeshjen me Danimarkën.
Goli i Fiola është vetëm i dyti për Hungarinë në paraqitjen e tij të 37-të.
31' Franca ka pasur katër goditje, po aq sa bëri në tërë 90 minutat kundër Gjermanisë.
30’ Benzema rrezikon portën e Hungarisë, me një asistim perfekt nga Mbappe, topi pak larg portës. Gjysmë ore lojë pa gola.
https://twitter.com/IFAST90/status/1406243377977438209
25' Lojtari i Hungarisë, Nemanja Nikoliq, i sapo inkuadruar në lojë, lëndohet nga goditja e fortë e Mbappes nga gjuajtja e lirë. Kjo prekja e tij e parë me topin.
24’ Skuadrat marrin një pushim të shkurtër, gjë që nuk ka ndodhur më parë në këtë kampionat, por duket të jetë një risi.
20' Hungaria është përmbytur disi në minutat e fundit. 3-5-2 i tyre është bërë një 5-3-2, por mbrojtja e tyre po qëndron e qëndrueshme deri më tani.
17’ Mbappe për pak sa nuk shënon me një goditje të topit me kokën e tij, topi shkon afër portës. Mbetet 0 me 0.
13' Rast ideal për Griezmann që të dërgojë Francën në epërsi, përderisa ishte vetëm me portierin hungarez.
10’ Dhjetë minutat e parë karakterizohen me disa ndërhyrje të palejueshme dhe me një karton të verdhë.
1’ Fillon loja në stadiumin e mbushur me tifozë, ku Hungaria pret Francën. Franca vjen me tre pikë, ndërsa Hungaria ende nuk ka arkëtuar ndonjë.
Ádám Szalai, kapiten i Hungarisë: Diçka që nuk dua është të thuhen gjëra të tilla si "Nuk kemi asgjë për të humbur" ose "Do të na duhet një fat". Detyra jonë është të punojmë shumë, të bëjmë përpjekje dhe të bëhemi të vështirë për kundërshtarët tanë, për të përfituar nga shanset që ne krijojmë, pa marrë parasysh sa të vogla janë ato dhe për të kapur një pikë apo edhe tri".
Lojtarët zbresin në fushë.
Numër i madh i hungarezëve mbushin rrugët drejt stadiumit për të përkrahur Kombëtaren e tyre.
Formacionet zyrtare:
Hungaria (3-3-2-2)
Në portë: Gulacsi,
Në mbrojtje: Botka, Orban, Attila Szalai,
Në mesfushë; Nego, Nagy, Fiola,
Në sulm: Kleinheisler, Schafer; Adam Sallai, Sallai.
Franca (4-3-3)
Në portë: Lloris,
Në mbrojtje: Pavard, Varane, Kimpembe, Digne,
Në mesfushë:Pogba, Kante, Rabiot,
Ne sulm: Griezmann, Benzema, Mbappe.