Lajmet e fundit

Hungaria ka arritur ta mposht Anglinë, me rezultat 1-0 në kuadër të Grupit 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Pjesa e parë ishte e thuajse e barabartë, me dy ekipet që kishin shumë raste, por që mungonte konkretizimi.
Në pjesën e dytë, Hungaria kaloi në epërsi me Dominik Szboszlai, në minutën e 66-të, nga penalltia.
Pas kësaj fitore, Hungaria kalon në pozitën e parë me tri pikë, derisa Anglia pa pikë përkohësisht. /Klankosova.tv/