Lajmet e fundit

Gratë libaneze në të zeza e vajtuan humbjen e Fatimës, një vajze tetëvjeçare, e cila humbi jetën tragjikisht pasi një pajisje shpërthyese i eksplodoi në dorë.
Këto pajisje të përdorura për komunikim ishin blerë nga grupi militant Hezbollah, dhe shpërthimet shkaktuan pasoja të rënda në Liban dhe Siri, raporton Klan Kosova.
Zainab Abdallah, nëna e Fatimas, ndonëse e shkatërruar nga dhimbja, nuk lejon që kjo humbje t'i dobësojë përkushtimin për kauzën. Mes lotëve të saj, ajo i dërgon një mesazh liderit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, duke kërkuar që dhimbja e saj personale të mos ndikojë te morali i luftëtarëve të tyre.
“Nuk dua që Sayyed të jetë i trishtuar. Nuk dua që ai të ndjejë dhimbje për ne aspak. Ne do të arrijmë fitoren”, thotë Zainab.
Shpërthimi, që Hezbollahu e vë fajin mbi Izraelin, la të vrarë edhe një fëmijë tjetër dhe plagosi më shumë se 2800 persona, përfshirë ambasadorin iranian në Bejrut.
Pajisjet e markës tajlandeze u prodhuan nga një kompani hungareze, e cila tani përballet me akuzat për bashkëpunim me shërbimet sekrete izraelite. /Klankosova.tv