Sot do të luhet ndeshja e dytë në grupin A, në mes të Hungarisë dhe Zvicrës.
Ndeshja pritet të nisë nga ora 15:00, e që do të luhet në RheinEnergieStadion, i cili ka kapacitet prej 50 mijë ulëse, njofton Klankosova.tv.
Tashmë të dy kombëtaret i kanë bërë zyrtare formacionet e tyre, ku trajneri zviceran, Yakin, ka befasuar duke e lënë Xherdan Shaqirin në bankë rezervë.
Kapiten të Zvicra, zakonshëm do të jetë ylli i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka.
Më poshtë gjeni formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve:
Hungaria: Gulacsi, Szalai, Orban, Lang, Fiola, Nagy, Schafer, Kerkez, Szoboszlai, Sallai dhe Varga.
Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Ndoye, Freuler, Xhaka, Widmer, Aebischer, Vargas dhe Duah.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.