Lajmet e fundit
Mats Hummels ka vendosur që të qëndrojë te Borussia Dortmund pavarësisht se Manchester United ka bërë ofertë në vlerë prej 40 milionë eurove.

Bild dhe Kicker raportojnë se fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë ka vendosur që të ardhmen e tij ta vazhdojë me klubin aktual deri në vitin 2017.
Mats Hummels është besuar se do të jetë njëri nga top transferet e Luis van Gaal gjatë afatit kalimtar veror.
Por siç thuhet gjermani ka vendosur që t’i qëndrojë besnik skuadrës së Dortmund.