Lajmet e fundit
Gjermani shpreson se ai dhe bashkëlojtarët do të paraqiten mirë ndaj Tottenham.

Kapiteni i Borussia Dortmund, Mats Hummels mendon se skuadra e tij do të ketë paraqitje të mirë ndaj Tottenham Hotspur, në 1/16 e Ligës së Europës.
Gjermani ka thënë se do të jetë ndeshje e vështirë, për shkak të edicionit nëpër të cilin po kalon Tottenham.
“Mendoj që të gjithë e presim këtë ndeshje”.
“Kur sheh renditjen e tyre në ligë e di që është përballje e vështirë”.
“Por nuk shpresoj për kundërshtarë të lehtë. Dua që të përballem me skuadra të forta, dhe të shoh çfarë mund të arrijmë”.