Një lëndim i marrë gjatë përgatitjeve për Euro 2016 dhe ndihmëstrajneri i Gjermanisë e ka pranuar se ai mbetet në dyshim për ndeshjen e parë të kampionatit.
10.06.2016 · përditësuar para 3704 dite1 min lexim
Thomas Schneider, ndihmëstrajner i Gjermanisë, ka thënë se Mats Hummels është kthyer në stërvitje, por ende nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse ndaj Ukrainës.
Qendërmbrojtësi ka çaluar për shkak të një lëndimi, duke mos pasur mundësi të stërvitet me bashkëlojtarët para ndeshjes hapëse.
Schneider është optimist për Hummels, por e ka pranuar se ende nuk është marrë vendimi nëse do të luajë të dielën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.