Lajmet e fundit
Qendërmbrojtësi ka disa vendime të vështira për të marrë lidhur me të ardhmen e tij.

Mats Hummels mund të transferohet tek Bayern Munich, ka thënë babai i tij.
E ardhmja e mbrojtësit ka qenë temë diskutimesh, ndërsa ai vet këtë javë ka thënë se së shpejti do të marrë vendim për këtë gjë.
27 vjeçari ka mundësinë e vazhdimit të kontratës me skuadrën nga Signal Iduna Park që mbaron në fund të edicionit tjetër.
“Mats ende ka shumë vendime për të marrë”.
“Dortmund është një ndër skuadrat më të mira në Europë, ndaj vendimi s’është aspak i lehtë”.
“Por nëse ai largohet nga Dortmund, ai duhet të transferohet tek një skuadër edhe më e madhe, dhe Bayern është skuadër e tillë”.