Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, vizitoi Shoqatën e të Pagjeturve në Mitrovicë, ku u prit nga familjarë që ende kërkojnë më të dashurit e tyre.
Përfaqësuesja e OJQ-së "Zëri i Prindërve", Xhyla Haziri, bëri thirrje për presion ndërkombëtar ndaj Serbisë, duke kujtuar tmerrin e 1,566 personave që mbeten ende të zhdukur në mbarë Kosovën, 104 prej të cilëve vetëm nga komuna e Mitrovicës.
Takimi u përmbyll me një mesazh shprese dhe kuraje për nënat e familjarët që kërkojnë drejtësi prej më shumë se dy dekada.
https://youtu.be/KdVqL6FoJEU
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.