Kombëtarja e Shqipërisë në kategorinë e femrave për grupmoshat U20 ka pësuar humbje turpëruese nga ato të Serbisë në fazën e grupeve për Euro Basket me plot 94 pikë dallim.
Shqipëria U20 në kategorinë e femrave humbi nga Serbia me rezultat 116:22.
Në çerekun e parë, Serbia U20 shënoi 24 pikë, për dallim nga Shqipëria U20 që shënoi vetëm tetë, njofton Klankosoa.tv.
Seria negative për vashat shqiptare vazhdoi edhe më tutje, ku në çerekun e dytë dhe të tretë shënuan vetëm nga dy pikë, për dallim nga Serbia U20 që shënuan 32, respektivsht 29 pikë.
Ndërsa në 10 minutëshin e fundit, Serbia U20 shënoi 31 pikë, kurse Shqipëria vetëm 10 sosh.
Aktualisht, Serbia U20 e kryeson grupi A me 4 pikë, ndërsa në vendin e dytë është Danimarka U20 me dy pikë, aq sa ka edhe Shqipëria që gjendet e treta me po aq pikë, teksa vendin e fundit e zë Bullgaria me vetëm një pikë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.