Lajmet e fundit

Në ndeshjen e zhvilluar sonte skuadra e Prizrenit pësoi humbjen e radhës nga Beroe në Bullgari me rezultat 90:80.
Ata ishin më të mirë në çerekun e parë, të cilin e fituan 23:21, ndërsa në atë të dytë, triumfuan bullgarët, 26:20, ndërsa pjesa e parë u mbyll 47:43 për vendasit.
Edhe në periudhën e tretë, ekipi Portokalli ishte për një nuancë më i mirë, duke e fituar atë 20:19, por në atë të fundit, fjalën kryesore e thanë mikpritësit (24:17), të cilët në fund fituan me 10 pikë dallim.
Me këtë rast, prizrenasit i humbën gjasat përfundimisht për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të këtij evenimenti.
Sidoqoftë, eksperienca e tyre e parë në Ligën Ballkanike mund të konsiderohet si pozitive, pasi ata shkëlqyen në fazën e grupeve.