Lajmet e fundit

John Burton, është një djalë 27 vjeçar nga Manchester.
Ai ka vuajtur nga mbipesha, dhe për tri vitet e fundit i ka humbur 117 kilogram, transmeton Klan Kosova.
Çdo kush do dëshironte të shihte foton para dhe pas dobësimit drastik të Burton.
Por fotoja e Burton, nuk është ashtu siç jemi mësuar t’i shohim nëpër reklamat e produkteve të dobsimit.
Ai e ka postuar një foto, ku shihet se si i është varur lëkura nga humbja e kaq shumë kilogramëve.
“Do të isha shumë thatanik nëse nuk do e kisha këtë bagazh me vete”, ka ironizuar Burton.
Ai ka treguar, se i dinte efektet anësore të humbjes së peshës, dhe se i është dashur t’a pranonte këtë gjendje, ose të qëndronte përgjithmonë obez.
Shumë kush, ndoshta do e kishte shumë kompleks lëkurën e tepërt por për Borton, kjo lëkurë është shenjë nga e kaluara.