Lajmet e fundit

Napoli ka humbur nga Bolonja me rezultat 2 me 3 dhe me këtë humbje ata zbresin në vendin e dytë duke i dhënë mundësi Interit të ngjitet në krye të tabelës.
Dy golat e parë të Destros goli i Rosetinit u dhanë vendasve epërsinë 3-0, ndërsa miqve nuk u mjaftoi dopieta e Higuainit në minutat e fundit.
Ekipi i Mauricio Sarrit pëson disfatën e dytë sezonale dhe ia lë sërish Interit kreun e tabelës të cilin ia kishte rrëmbyer të hënën kur e mposhti me rezultat 2 me 1.
Me këtë humbje edhe përfundon seria e 18 ndeshjeve pa humbje nga napolitanët.